Selimi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe liberalizimi i vizave kushtëzohen me pranimin e planit të BE-së

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Ish ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka bërë me dije se të gjitha proceset e integrimit euro-atlantik të Kosovës janë të kushtëzuar me rezultatet e dialogut me Serbinë.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar anëtarësimi i Kosovës në NATO, Këshill të Evropës dhe liberalizimi i vizave janë të kushtëzuara me pranimin e planit të franko-gjerman.

“E padrejtë apo jo, por anëtarësimi i Kosovës në NATO, Këshill të Evropës, madje edhe liberalizimi i vizave kushtëzohen me pranimin e planit të përbashkët të Francës, Gjermanisë, BE-së dhe SHBA-së. Kjo marrëveshje do të thotë se Serbia do të njohë pasaportat, simbolet, kufijtë e Kosovës. Gjithashtu, kjo do të thotë se Kosova krijon një asociacion”, ka shkruar Selimi.

Të ngjashme