Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Petrit Selimi, e ka quajtur skandal special fabrikimin e dëshmitarëve të rrejshëm ndaj krerëve të UÇK-së. Ai ka thënë se avokati i njohur që është pjesë e kabinetit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka vënë në pah pikën e një dëshmitari ku ka dëshmuar se kanë fabrikuar prova kundër lidërëve të […]
Selimi e quan “Skandal Special” fabrikimin e dëshmitarëve të rrejshëm ndaj krerëve të UÇK-së

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Petrit Selimi, e ka quajtur skandal special fabrikimin e dëshmitarëve të rrejshëm ndaj krerëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se avokati i njohur që është pjesë e kabinetit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka vënë në pah pikën e një dëshmitari ku ka dëshmuar se kanë fabrikuar prova kundër lidërëve të Kosovës.
I njëjti ishte në kontakt me policinë sekrete serbe.
Më tej Selimi ka thënë se njerëzit janë ulur në paraburgim për vite me radhë.
Postimi i plotë:
A special scandal. Renowned lawyer @BenEmmerson1 at @SpecialChambers points at witness who has testified to have been fabricating evidence against indicted Kosovan leaders + was in contact with Serbian secret police. Folks have been sitting in detention w/out trial for years now pic.twitter.com/MB9sluN5PZ
— Petrit Selimi (@Petrit) November 24, 2022













