Selimi: Gashi nuk do të shkarkohet, ngase do të duhej të shkarkohet edhe Rikalo

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 13:06 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha para deputetëve se zëvendëskryeministri Dardan Gashi nuk do të shkarkohet.

Ngase sipas tij, para se të shkarkohet Gashi do të duhet të shkarkohej ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo, raporton EO.

Kjo sipas tij, ngase ai dyshohet se përveç sa ka gjuajtur me armë, por edhe ka shkaktuar lëndime në njerëz.

“Mendoj se Dardan Gashi nuk do të shkarkohet, derisa nuk është shkarkuar ministri Rikallo që ka gjuajtur dhe ka shkaktuar lëndime në njerëz. Gashi nuk do të duhej të shkarkohej para personave tjerë që mbajnë përgjegjësi si p.sh njerëz në polici që rrahin njerëz rrugëve, njerëz në polici që dalin duke numëruar qindra mijëra euro në internet etj, prandaj ministri nuk besoj që do të shkarkohet”.

Sipas tij, nëse dikush nuk do ta regjistronte atë video, atëherë kjo temë nuk do të diskutohej në Kuvend.

“Duke mos amnistuar askënd, mund të bëjmë një ambient më të sigurt për të gjithë, duke bërë ligje për të dënuar këtë akt, duke dhënë kontribut që institucionet e drejtësisë të jenë të  vetmet që kanë të drejt të mbajnë armë dhe duke i dhënë mundësi Dardanit që të shkoj në poligon për të gjuajtur etj”.

Të ngjashme