Selimi parashikon strategjinë e Kurtit për zgjedhjet e ardhshme

Prishtinë | 07 Pri 2024 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, në një postim në platformën “X”, ka thënë se ndryshe nga zgjedhjet e kaluara ku kryeministri Albin Kurti garonte për arsye ekonomike dhe korrupsioni, këtë herë Kurti do të përdorë kartën “Serbi” dhe paralajmërimet për luftë të mundshme.

“Kurti & VV garoi për ekonomi dhe korrupsion në zgjedhjet e kaluara kur fituan bindshëm. Këtë herë ai garon rreth Serbisë, Serbisë, Serbisë. Kjo është politikë identitare, paralajmërime për luftë të afërt; pjesa veriore e vendit; vetëviktimizues përballë perëndimit. A do të funksionojë formula e re?”, tha ai.

Të ngjashme