Selimi: Qeveria është duke e luftuar Coronavirusin, LDK-ja po e lufton Kurtin

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Selimi ka thënë se LDK-ja po e Lufton qeverinë Kurti, ndërkaq qeveria është duke e luftuar Coronavirusin.

“Kundërshtarët e qeverisë Kurti kanë lidhur aleancë mes vete kurse ne jemi të përqendruar në luftimin e pandemisë. Grupet Parlamentare të prira nga LDK-ja kërkojnë që nesër të mbahet me seanca me kërkesën e tyre”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe nënkryetarja Arbërie Nagavci kanë votuar kundër mbajtjes së kësaj seance në kushtet të cilat janë.

“Në sallën plenare nuk ka kushte për mbajtje të seancës, dhe në mbledhje të kryesisë 4 vota kanë qenë për dhe dy kundër mbajtjes së kësaj seance nga 6 anëtarët e kryesisë”, ka thënë Selimi.

Nesër seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër në orën 11:00 të mbahet seanca e Kuvendit për votimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, mocion ky i përgatitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partneri i koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës më në fund ka marrë vendim për mbajtjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, krejt kjo pas rekomandimit pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Prej gjashtë anëtarëve të kryesisë katër anëtar kanë votuar për mbajtjen e seancës nesër, kurse Vjosa Osmani dhe Arbërie Nagavci kanë votuar kundër.

Kujtojmë se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë është iniciuar nga partneri i koalicionit Lidhja demokratike e Kosovës, pasi që Albin Kurti shkarkoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe nuk hoqi taksën 100% ndaj Serbisë pas kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme