Selimi: Thaçi në shërbim të PAN-it

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 10:55 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka akuzuar Zyrën e Presidentit për vonesa sa i përket fillimit të regjistrimit të deputetëve dhe thirrjen e seancës konstituive.

Ai ka thënë se këto vonesa presidenti Thaçi i ka bërë me qëllim që t’i mundësojë koalicionit PAN sigurimin e numrave.

”Nuk mund të mburremi me dinamikën e saj cka ndodhi sot sepse kjo do duhej të ndodhte më herët pikërisht nga ai që caktoi seancën. Por, duket se persona të caktuar në zyrën e Presidentit duan më shumë kohë për të vonuar procesin e formimit të Qeverisë”

Selimi ka treguar se janë në bisedime me LDK-në për çështje programore dhe jo për çështjen e kryeministrit.

”Ne jemi gati për sfidën e radhës, gati për të udhëheqë institucionet e Kosovës. Nuk besoj që jemi as në kohën e as në temën që ne tash të paragjykojmë ose të flasim për situata hipotetike”.

”Nuk jemi në atë stat të bashkëpunimit me LDK-në por në statin e cështjeve të bashkëpunimti të çështjeve programore

Këto komente Selimi i bëri pas procesit të regjistrimit në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme