Sempre temë diskutimi në Serbi

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

“Sempre” në vend të “Plazma” – një provë e re e patriotizmit në Kosovë, kështu fillon lajmin televizioni serb N1 CNN Exlusive News.

Në Kosovë pas vendosjes së taksës po bojkotohen produktet Serbe dhe një prej tyre është edhe Plazma.

Para vendosjes së taksës biskota më e njohur ishte Sempre, ndërsa tani ka një numër te mesazheve në rritje se Plazma mund të zëvendësohet me Sempre.

Një video humoristike ku plazma kontabandohet dhe shitet për 650 euro u bë hit para tre muajve, ndërsa autori thotë se ka pasur për qëllim që me sarkazëm të ju tregoj banorëve të Kosovës se ajo është lehtë e zëvendësueshme me produktin e ngjashëm të prodhuar në Kosovë me emrin Sempre.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në një fabrikë të Kosovës tha se fëmijët e tij në vend të “Plazma” tani konsumojnë “Sempre” të prodhuara në Kosovë.

Qytetarët e Prishtinës thonë se ata kanë zëvendësuar Plazmat me Sempre.

“Unë bojkotoj plotësisht produktet serbe dhe nuk blej asnjë prej tyre”.

“Nxënësit e mi para tarifës përdornin Plazma por tani i kanë zëvendësuar me Sempre. Edhe nëse taksa hiqet ne do t’i bojkotojmë produktet e Serbisë”

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se importet nga Serbia kanë rënë ndjeshëm.

“Importet nga Serbia ishin 1.2 milion euro në ditë ndërsa tani 6000 euro në ditë. Realisht pas vendosjes së taksës importet kanë rënë për 99.5 %”, thotë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme