Sëmundjet malinje, krahasuar me rajonin Kosova më pak raste

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 09:45 | Nga

Rritja e numrit të të prekurve me kancer është diçka që po ndodhë në gjithë botën, por në Kosovë numri është më i vogël. Kështu kanë thënë dy onkologët, Ilir Kurtishaj dhe Faton Sermaxhaj. Ata kanë folur si të ftuar në kuadër të programit të mëngjesit në RTK.

“Sëmundjet malinje kanë trend të rritjes, por nuk është ashtu siç prezantohet. Është një trend si në vitet paraprake dhe është si në vendet e tjera të rajonit. Ne apelojmë që sa më shumë të na ndalin në ndihmë që këtë sëmundje ta përballojmë. Mënyra e trajtimit në Kosovë është e njëjtë me trajtimet në gjithë botën. Ne kemi qasje shumë profesionale”, ka thënë Kurtishaj.

Ndërkaq Sermaxhaj ka theksuar se sa i përkët trajtimit të sëmundjeve malinje në Kosovë një gjë e tillë bëhet ashtu si në vendet e tjera .

“Krahasuar me vendet e rajonit është numri më i vogël po me tendencë të rritjes. Sa i përket aspektit të mjekimit jemi në nivel të njëjtë. Apelojmë tek pacientët që të mos shkojnë në spitale jashtë Kosovës, sepse ato shërbime i kanë këtu tek ne. Edhe në Klinikën Onkologjike japim udhëzime për të dalur jashtë vendit për shërbimet që nuk i kryejmë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme