Serbët frymëzohen me urdhëra të luftës së humbur

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes serbët që po qëndrojnë në pikën kufitare në Bërnjak janë frymëzuar me urdhëra të luftës së humbur në Kosovë më 1999.

Ata e kanë lëshuar një fjalim të një komandanti të ushtrisë serbe.

Në fjalimin e tij ky iu bën thirrje ushtarëve të tij të vdesin për jugosllavinë.

Ky thotë se tashmë shqiptarët e kanë hedhur hapin e fundit, duke e shoqëruar fjalimin e tij me krisma të armëve.

Eprori ushtarak i cili dëgjohet në “alarmin” e lëshuar flet në vetën e parë duke thënë se nëse në mesin e tyre nuk ka ndonjë që dëshiron të vdesë për jugosllavinë do ta vrasë me dorën e tij.

Ky fjalim është lëshuar disa herë gjatë natës, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme