Serbët në Graçanicë për të tretën ditë në protestë, bllokohet rruga për Gjilan

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 12:10 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetar qytetarë janë grumbulluar në Graçanicë në protestë, përmes së cilës po kundërshtohet arrestimi i Dragisha Milenkoviq nga autoritetet e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës ka paralajmëruar se rruga Prishtinë-Gjilan do të jetë e blloluar për qarkullimin e veturave deri në përfundim të protestës.

Policia ka thënë se ndaj Millenkoviq janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina, konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.

Policia kanë kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një armë zjarri, 136 fishekë, një thikë ushtarake, një shumë metalike, dokumente, vendime, shënime dhe një telefon personal dhe gjëra të tjera të cilat do të përdoren gjatë trajtimit të rastit.

Të ngjashme