Serbia po përpiqet ta ndryshojë gjendjen në terren para marrëveshjes

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 01:55 | Nga Bekim Salihu

Përpjekjet e Serbisë në veri të Kosovës, nuk po bëhen për ta sabotuar planin franko/gjerman, por për të përfitur sa me shumë prej tij.

Gjendja është para një konfrontimi dhe ky konfrontim mund të merret si pikë reference për ndonjëren nga palët, gjatë marrëveshjes finale.

Kështu Serbia po përpiqet ta ndryshojë gjendjen në terren në favor të saj. Logjikë ose praktikë kjo e ndjekur në Bosnje nga ana e Serbisë, atje në fund palët janë pajtuar që gjendja në terren reflektohet dhe zyrtarizohet me marrëveshje.

Çka do të duhet të bëjë Kosova?

E para: Nga KFOR-i do të duhet kërkuar edhe sqarim se pse akoma nuk ka kthyer përgjigje negative Serbisë për kërkesën që t’i kthejë një pjesë të ushtrisë së saj në Kosovë.

E dyta: Nga Kosova do të duhet thuhet zyrtarisht se çfardo trupe ushtarake e Serbisë në Kosovë, nënkupton luftë. Kjo nuk është thënë.

E treta: Kosova do të duhet t’u jepej ultimatum personave në barrikada që të tërhiqen nga rrugët brenda një afati.

E katërta: heqja e barrikadave nga Kosova duhet të bëhet fazë pas faze, jo të synohet heqja e të gjithave përnjëherë.

E pesta: opinioni ndërkombëtar duhet të jetë me drejt i informuar për zhvillimet në veri dhe ndikimin destruktiv të Beogradit në rajon.

Të ngjashme