Serbia rinis fushatën kundër shtetësisë së Kosovës

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Është rinisur publikisht fushata e Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, pas përfundimit të moratoriumit të Marrëveshjes së 4 shtatorit, që ndali fushatën e çnjohjeve nga Serbia. Si veprimi i parë pas përfundimit të këtij moratoriumi, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, në një takim me ministrin e Jashtëm të Venezuelës, Felix Ramon Plasencia Gonzalez, ka falënderuar shtetin e Venezuelës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i diplomacisë serbe ka falënderuar “Venezuelën për përkrahjen e vazhdueshme të çështjes me interesin më të madh për Serbinë, që është pozicioni i qartë i mosnjohjes së deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës”.

Më 4 shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump nënshkruan disa zotime. Një nga to ishte që Kosova të ndalte për një vit përpjekjet për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërsa për Serbinë ishte ndalja e fushatës së çnjohjeve së shtetësisë së Kosovës.

Të ngjashme