Ekonomia Online
FUNDIT

Serbia sot nxjerr në protestë të gjitha gratë dhe nënat serbe që jetojnë në Kosovë

Serbia sot nxjerr në protestë të gjitha gratë dhe nënat serbe që jetojnë në Kosovë

Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për sot (e mërkurë) në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës, është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sot në ora 15:00 do të mbahet takimi i madh i […]

Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për sot (e mërkurë) në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës, është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sot në ora 15:00 do të mbahet takimi i madh i “të gjitha grave dhe të gjitha nënave” serbe që jetojnë në Kosovë, është bërë e ditur në konferencën e jashtëzakonshme për media të sapopërfunduar të Listës Serbe. Protesta është paralajmëruar edhe në të gjitha institucionet.

Saviq ka bërë të ditur se nesër në ora 15:00 në Mitrovicë do të mbahet një tubim i madh i grave, në të cilin do të dërgohet mesazh paqeje.

Njëkohësisht ajo ftoi të gjithë bashkëqytetarët, nënat, motrat, vajzat që të mblidhen nesër në një miting në qendër të qytetit.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media në Mitrovicë tha se Prishtina, përkatësisht Albin Kurti, është e vetmja përgjegjëse për dështimin e negociatave në Bruksel. Ai ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet, pa specifikuar se kur do të nisin.

Të ngjashme