Ekonomia Online
FUNDIT

Sërish në rend dite në Kuvend marrëveshja për burgjet me Danimarkën

Sërish në rend dite në Kuvend marrëveshja për burgjet me Danimarkën

Me propozim të partisë në pushtet është futur në rend dite në seancën e së enjtes, Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. Kjo marrëveshje ka dështuar që të miratohen në Kuvend në seancën e mbajtur para […]

Me propozim të partisë në pushtet është futur në rend dite në seancën e së enjtes, Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Kjo marrëveshje ka dështuar që të miratohen në Kuvend në seancën e mbajtur para një jave.

Ndërkohë që Qeveria e ka miratuar dhe përcjell për në Kuvend të hënën e kësaj jave.

Ndërkohë me propozim të Vetëvendosjes në rend dite në seancën e së enjtes në Kuvend janë futur edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare për programin e parë për financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Projektligji për ratifikimin e amandamentit numër 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2016.

Të ngjashme