Shahini për vdekjen e ish komandatit të UÇK-së: Vushtrria mbeti pa një biznesmen të madh

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë u bë e ditur se ka ndërruar jetë ish komandanti i UÇK-së, Gani Imeri i cili ishte po ashtu edhe biznesmen i njohur në Kosovë.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës.

“Vushtrria mbeti pa një biznismen të madhë
Të njoha në luftë si Komandant i rreptë e në paqe si biznismen i suksesëshem që dhe shembull si u transformove nga një ushtarak në biznismen,dhe kontribuve në rritjen e zhvillimit ekonomik të Vushtrrisë e me gjerë.
Komandant ike shpejtë por na le mbrapa një histori të lavdishme.
Lavdi për ty e mburrje për ne që të patëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme