Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, duke theksuar rëndësinë e respektimit të këtyre marrëveshjeve, raporton Ekonomia Online.
Ai ka deklaruar për Ekonomia Online se Kosova ka mundësinë të eksportojë produkte pa taksa në shtetet si Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, por duhet të tregojë besueshmëri dhe sinqeritet në ekzekutimin e tyre.
“Kosova duhet ta kuptojë që vet nuk mund të ec askund, Kosova së pari ka qenë pjesë e CEFTA-së më pasur pjesë e stabilizim asocimit i cili është kryevepra e integrimit ekonomik dhe politikë po ashtu tashmë e EFTA-së të cilat janë të futur disa shtete. Shtetet të cilat operojnë bizneset kosovare biznesmen nga Kosova atje dhe tashmë nga kjo iu ka hapur mundësia Kosovës që të eksportojë produkte të ndryshme në këto vende”, ka thënë Shahini për Ekonomia Online,
Shahini theksoi gjithashtu se një angazhim i fortë ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, është kyç për integrimin dhe zhvillimin e ekonomisë kosovare.
“Kosova duhet ta kuptojë dhe duhet të sjellët me besueshmërinë dhe sinqeritet ndaj këtyre marrëveshjeve që nënshkruan. Nuk është vetëm nënshkrimi është edhe respektimi i saj, Kosova duhet të mësohet të promovojë Kosovën si shtet i hapur për ekonominë dhe politikë ndërkombëtarë. Ne nuk dëshirojmë që të jetë vetëm të jetë vetëm një marrëveshje e nënshkruar dhe mos të jetë e zbatuar, ne e vlerësojmë shumë lartë këtë arritje të marrëveshjes por do të ishte më mirë që Qeveria e Kosovës të ishte më prezent në inaugurimin e presidentit Trump i cili ishte ngjarja më e madhe e vitit 2025”, theksoi ai.
Ai ka paralajmëruar se Kosova duhet të tregojë besueshmëri dhe të zbatojë me rigorozitet marrëveshjet, duke nënvizuar se integrimi i plotë i vendit mund të arrihet vetëm në bashkëpunim me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian. Shahini theksoi se Kosova duhet të tregojë besueshmëri dhe të zbatojë me rigorozitet marrëveshjet, duke nënvizuar se integrimi i plotë i vendit mund të arrihet vetëm në bashkëpunim me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.
“Ne do të mund të ecim të integrohemi vetëm në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë që janë ShBA-të dhe Bashkimi Evropian. Nga kompanitë kosovare do të ketë përfitime sepse këto shtete do të eksportohen produkte pa taksa po ashtu ne kemi mundësi të importojmë produkte nga këto shtete dhe këto janë përfitime të mëdha. Por prapë Kosova duhet të p0lotësoj kritike që të tregoj besueshmëri të ekzekutimin e marrëveshjeve dhe jo marrëveshje nuk mund të ekzekutohet”, tha kryetari i AKB-s.