Ekonomia Online
FUNDIT

Shala mban ligjëratë në Fakultetin e Bujqësisë në Tiranë

Shala mban ligjëratë në Fakultetin e Bujqësisë në Tiranë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka vizituar Universitetin Bujqësor të Tiranës me ç‘rast ka takuar Rektorin e Universitetit, Bari Musabelliu. Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ministri Shala i ofroi Rektorit Musabelliu bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja palët që përfshin fushën […]

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka vizituar Universitetin Bujqësor të Tiranës me ç‘rast ka takuar Rektorin e Universitetit, Bari Musabelliu.

Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ministri Shala i ofroi Rektorit Musabelliu bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja palët që përfshin fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Gjithashtu, gjatë vizitës ministri Shala mbajti një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, para të cilëve ka prezantuar të arriturat dhe prioritetet e ministrisë.

Në ligjëratën e tij Shala vuri theksin tek problemet e ndjeshme që ka Kosova me ajrin, ujin dhe mbeturinat.

Të ngjashme