Shala: PDK-ja do të ndërmarrë masa për të mbrojtur industrinë e minierave

Prishtinë | 24 Jan 2025 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar ashpër Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), duke thënë se ky organ rregullator është nën ndikimin e politikës ditore dhe po vazhdon të shkelë ligjin.

Sipas Shalës, ky komision ka krijuar vështirësi për qindra ndërmarrës dhe po i dëmton rëndë punëtorët e industrisë së minierave.

Ai ka shtuar se, duke shfrytëzuar periudhën e fushatës elektorale, ku nuk ka llogaridhënie, ky bord po vazhdon me ndjekjen dhe dëmtimin e ndërmarrjeve private.

Kandidati i PDK-së ka premtuar një qeverisje të fokusuar në mbështetje të industrisë private dhe në zgjidhjen e problemeve që po hasin bizneset në sektorin e minierave.

Të ngjashme