Shala për mësuesin e tij, Krasniqin: Fanar i gjallë

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka takuar sot mësuesin e tij Pajazit Krasniqin.

Shala për Krasniqin ka thënë se është symbol për brezat e ardhshëm.

“Pajazit Krasniqi, bashkë me Sherif e Jakup Krasniqin, ishin frymëzuesit dhe edukuesit më të denjë të brezit kryengritës ndaj pushtuesit. Shkolla e Negrocit ku punoi mësuesi Pajazit u bë qerdhe e shumë atdhetarëve të ’81-shës, të ’89-tës … dhe më në fund, luftës çlirimtare” ka shkruar ai në Facebook.

“Pajazit Krasniqi sot është një simbol, fanar i gjallë që me shembëlltyrën e tij ndriçon edhe për brezat e ardhshëm” ka shkruar ai poashtu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme