Shala premton zgjidhje për banorët e lagjes “Mati 1”

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 16:03 | Nga

Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorë, priti përfaqësuesit banorëve të lagjes “Mati 1” të Prishtinës. Temë e takimit ishte ndërtimet në lagjen “Mati 1”të cilat sipas banorëve janë ndërtime në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Ministri Shala, i dëgjoi shqetësimet e përfaqësueseve te banorëve dhe premtoi që do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që lejon legjislacioni në fuqi rreth kësaj çështje.

Ai i njoftoi përfaqësuesit e banoreve rreth kompetencave të MMPH-së, dhe  ritheksoi qëndrimin, se kërkesat e banorëve do të shqyrtohen me prioritet.

Ministri Shala premtoi se do të jetë i hapur për diskutim edhe në të ardhmen nëse një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme.

Të ngjashme