Shala: Të dyshuarit për spiunazh kishin për qëllim ndryshimin e narracionit për masakrën e Reçakut

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 09:58 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, e ka vlerësuar operacion të jashtëzakonshëm, kapjen e dy të dyshuarve për spiunazh kundër Kosovës tek BIA serbe, raporton Ekonomia Online.

Shala ka thënë se sipas indikacioneve të para, dy të dyshuarit, kishin për qëllim zbatimin e një plani të Serbisë për ta goditur masakrën e Reçakut dhe për të krijuar narracionin se atë nuk e kanë kryer forcat serbe, por vet shqiptarët.

Madje, sipas tij, synim i tyre ishte edhe vrasja e ambasadorit William Walker, që e bëri të njohur botërisht masakrën e Reçakut.

“Çka mund të konstatohet është fakti se ka mundur të cenohet dhe rrezikohet siguria nacionale e Kosovës edhe duke pasur për bazë aktivitetet që i kemi zhvilluar në mbrojtjen e integritetit të Kosovës në pjesën veriore. Por me qenë se ka indikacione se këta persona kanë qenë të ndërlidhur me një planë super operacional të Serbisë, respektivisht të BIA-së, për ta goditur masakrën e Reçakut, për të krijuar narrativen e Beogradit që agresori i cili ka kryer aktin makabër të masakrës së Reçakut, nuk janë forcat serbe, por janë forcat e Kosovës që kanë krijuar këtë mundësi, mbi këtë bazë është bërë edhe intervenimi i NATO-s. Ky plan ju dështoj. Në kuadër të këtij plani, sipas indikacioneve, kanë pasur edhe për synim dhe qëllim vrasjen e William Walker, i cili ishte edhe protagonisti kryesor i çlirimit të Kosovës dhe bombardimit nga ana e faktorit ndërkombëtar në drejtim të Beogradit”, ka thënë Shala për EO.

Ai shton se veprimet e insntitucioneve ligjzbatuese dhe atyre të inteligjencës, janë zhvilluar pas me shumë se një viti të përcjelljes, lokalizimit, identifikimit dhe argumentimit se ata po veprojnë në dëm të Kosovës.

Shala thotë se AKI-ja me këtë operacion e ka goditur fort BIA-n serbe.

“Me reagimin zyrtar nga ana e Inteligjencës së Serbisë e dëshmon fakti që Serbia ishte dhe pikërisht ishte mbrapa veprimeve të caktuara që institucionet tona i kanë identifikuar. BIA-s ju ka dhimtë fortë që polica dhe AKI identifikuar dhe kanë neutralizuar një grup të strukturuar bukur mirë dhe që kanë pasur influencim të jashtëzakonshëm, kjo është e padyshim dhe më këtë mund të argumentoj që AKI-ja ka goditur aty ku BIA nuk e ka pritur”, ka theksuar Shala.

Të mërkurën, në një operacion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, janë arrestuar dy persona me inicialet B.Sh dhe M.Q, me dyshimin për spiunazh.

“Sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘spiunazhi’, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së të lëshuar të mërkurën.

Dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Të ngjashme