Shala është intervistuar nga Policia pasi personi që e ka përmendur e ka denoncuar për kanosje

Prishtinë | 24 Kor 2026 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Një person me inicialet Sh.B. ka paraqitur sot një ankesë në Stacionin Policor në Prizren, duke pretenduar se është ndier i kanosur pas publikimit të një interviste në media, në të cilën ai është përmendur si i dyshuar për krime lufte.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit me dyshimin për veprën penale “Kanosje”.

Në kuadër të veprimeve hetimore, personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, me inicialet E.SH., është ftuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit të tij.

Pas përfundimit të intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është proceduar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Autoritetet kanë bërë të ditur se për informata të tjera lidhur me rastin, publiku dhe mediat duhet t’i drejtohen Prokurorisë kompetente.

Të ngjashme