Shaqir Totaj: Prizreni për fund vit pa përkujdesje institucionale

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Degës së PDK-së Shaqir Totaj ka komentuar mos zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit, ai është shprehur se kjo nuk ka të bëjë me buxhetin por me paaftësinë për ta menagjuar atë.

“Festat e fund vitit po ofrohen kurse qyteti i bukur i Prizrenit do te mbetet pa perkujdesje institucionale nga pushteti lokal dhe pa u dekoruar fare !

Eshte me teper se paaftesi per te menaxhuar buxhetin, eshte me teper se mungese e kapaciteteve profesionale, eshte me teper se vetem qeshtje e (mos) dekorimit te qytetit.

Eshte ikje nga premtimet per ndryshim, eshte injorance ndaj qytetareve, eshte qeshtje e mungeses se moralit jo vetem politik por edhe qytetar qe keto dite po e verejme te manifestohet nga ana e koalicionit udhehequr nga VV ne Prizren.

Supermani Mytaher Haskuka MYTA, po tregohet perveq injorues dhe mashtrues duke dhane arsyetime te kota lidhur me deshtimin e radhes.

A eshte ky ndryshimi qe u eshte premtuar qytetareve te Prizrenit ?”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme