ShBA, 180 mijë të vdekur nga coronavirusi prej fillimit të pandemisë

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një ndër numrat më të mëdhenj të vdekjeve në botë nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVDI-19 në SHBA ka arritur në lartësinë e 180 mijë, sipas të dhënave të siguruara nga Universiteti Johns Hopkins, raporton CNN.

Sipas këtij universiteti, të paktën 5,838,695 persona janë infektuar në shtetin amerikan dhe të paktën 180.020 njerëz kanë vdekur nga virusi.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme janë raportuar 16.876 raste të reja dhe 312 persona kanë ndërruar jetë.

Ndryshe, 24 milionë njerëz në nivel global janë infektuar me coronavirus gjersa kan vdekur mbi 822 persona. 

Të ngjashme