SHBA do reagojë fuqishëm ndaj Sirisë

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 16:49 | Nga

Këshilli i sigurimit kombëtar i presidentit Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të reagonin “shumë fuqishëm” nëse forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, do të përdornin armë kimike në një ofensivë për të rimarrë provincën Idlib.

Duke folur për një konferencë shtypi të mërkurën gjatë një vizite në Jerusalem, John Bolton tha: “Ne do t’i shohim planet për të rifilluar aktivitetet ushtarake sulmuese në provincën Idlib”.

“Jemi të shqetësuar për mundësinë që Assad sërish mund t’i përdorë armët kimike. Këtu nuk ka dyshime, nëse regjimi sirian përdorë armë kimike, ne do t’i përgjigjemi fuqishëm dhe në të vërtetë ata nuk mendojnë aq shumë”, shtoi ai.

Rajoni Idlib është një strehë për civilët dhe rebelët e zhvendosur nga zonat e tjera të Sirisë si dhe forcat e armatosura, i cili këtë muaj u godit nga një valë sulmesh ajrore dhe bombardimeve.

Në prill, administrata e Trump mblodhi një koalicion të forcave amerikane, franceze dhe britanike për të sulmuar objektet e qeverisë siriane që thuhet se kishin lidhje me prodhimin e armëve kimike, pas një sulmi me gaz që helmoi dhjetëra njerëz në distriktin Douma.

Damasku, i miratuar nga Moska, ka mohuar përdorimin e armëve të tilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme