SHBA-ja zotohet se s’do të ketë më ndërhyrje ruse në zgjedhje

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 19:31 | Nga

Këshilltari për sigurinë kombëtare amerikane, John Bolton garantoi sot se SHBA-ja nuk do të tolerojë asnjë ndërhyrje ruse gjatë zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, pasi Uashingtoni është gati të marrë masat e nevojshme.

Bolton u shpreh para mediave në përfundim të një takimi prej pesë orësh në Gjenevë me sekretarin e përgjithshëm rus të Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patruçev, shkruan ATSH.

“Thashë qartësisht se nuk do të tolerojmë asnjë ndërhyrje në vitin 2018 dhe se jemi gati të marrim masat e nevojshme për të penguar që kjo të mos nodh”, deklaroi Bolton, gjatë një konference për shtyp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme