Shefi i ri i EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes, së bashku me ambasadorë të akredituar në Kosovë, kanë bërë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij, raporton Ekonomia Online. Ata kanë nderuar kujtimin e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 […]
Shefi i EULEX-it dhe ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i Afrim Bunjakut
Shefi i ri i EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes, së bashku me ambasadorë të akredituar në Kosovë, kanë bërë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë nderuar kujtimin e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit.
Homazhet janë bërë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e trevjetorit të rënies së Bunjakut.



















