Shefi i NATO-s viziton Serbinë

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në gjysmën e parë të tetori shkon për një vizitë në Beograd.

Atje ai do të takohet e do të bisedojë me kryetarin Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve tanjug, nuk është bërë e ditur data e saktë e vizitës e as temat që dot të trajtohen gjatë saj.

Arsye për këtë, thotë agjencia, është momenti delikat dhe rrethanat e ndjeshme gjatë të cilave zhvillohet vizita dhe për këtë arsye, sipas mediumit serb, asnjëra palë nuk jep detaje rreth saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme