Shemben disa copa betoni nga një banesë në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Dy automjete të zjarrfikësve dhe shumë pjesëtarë të kësaj njësie emergjente janë parë në hyrje të sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ata kanë asistuar në sigurinë e qytetarëve pasi disa copa betoni janë shembur në një ndërtesë të afërt.

Zjarrfikësit kanë rrethuar vendin me shirita ndërkohë që janë larguar copat e betonit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës.

Të ngjashme