Shëngjini nuk është gati për sezonin veror

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Pamja që ofrohet në bregdetin e Shëngjinit pas reshjeve të shiut, nuk është e një bregdeti të pranueshëm për plazh. Dallgët e detit kanë nxjerrë në breg mbeturinat e ardhura nga lumenjtë.

Edhe pse jemi në prag të sezonit turistik, Shëngjini duket që është shumë larg me përgatitjet.

Rëra e pasistemuar dhe mbeturinat kryesisht plastike dhe prej qelqi kanë pushtuar të gjithë vijën bregdetare.

Në Shëngjin në fund të muajit maj do të mbahet dhe “Unum Festival” ku pritet që të marrin pjese rreth 10 mijë turistë të huaj./Top Channel

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme