Shënjestra e atentatit në Vlorë në kërkim për vrasjen e avokatit grek, letra që la pas

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm ku u mbeti i vrarë Sotiraq Mhilli dhe u plagos Eno Mata zbulohen detaje të reja.

32 vjeçari Eno Mata ishte shënjestra e atentatit, ai kërkohet nga policia greke për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalesi Zafiropoulos.

Ngjarja ka ndodhur në 12 tetor 2017, teksa Mata së bashku me bashkëpunëtorin e tij Mikel Brahimaj shkuan për të vjedhur në një tjetër argjendari. Aty ndodhej edhe avokati Zafiropoulos dhe vajza e tij.

Gjatë vjedhjes, avokati sulmoi shqiptarët dhe Mata akuzohet të ketë qëlluan me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur.

Brahimaj u dorëzua në polici duke pranuar krimin, ndërsa Mata në qershor të vitit 2018, gjatë një tjetër grabitjeje la një shënim për policinë.

“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës,” shkruante Mata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme