“Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, protestë në Prishtinë

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (me 108 organizata anëtare) kanë mbajtur protestë lidhur me ndarjet aktuale buxhetore për shërbimet sociale në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimin “Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, “Mos na harroni se edhe zani jonë ka rëndësi” e pankarta të tjera.

Të ngjashme