Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 10:28 | Nga Gzim Mujaj

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se në diskutimet me kryeministrin Albin Kurti nuk ka dallime në përmbajtjen rreth Ligjit për Gjykatën Speciale që po diskutohet, por vetëm në aspektin procedural, rapoeton Ekonomia Online.

Pas takimit në Qeveri ku ishte së bashku me ish-kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, Çitaku tha se diskutimet do të vazhdojnë.

“Bashkë me kryetarin Hamza, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha ajo para gazetarëve.

Ndryshe, takimi u zhvillua në prag të rishqyrtimit në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar i kthyer në Kuvend nga presidentja.

Të ngjashme