Shërbimi Korrektues jep detaje për vetëvrasjen e një të burgosuri

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, në Qendrën  Paraburgimit në  Pejë, sot në mëngjes gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, në banjon e njërës nga dhomat është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ, në dhomë bashkë me të ishin edhe tre persona të tjerë.

I paraburgosuri ishte në mbajtje nga data 14.06.2019 dhe ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

Sapo të kemi një  raport  me të detaizuar nga  organet   kompetente  hetimore , do ju mbajmë të informuar.

Të ngjashme