Ekonomia Online
FUNDIT

Shërbimi Korrektues kthehen në punë me orar të plotë, por si do t’ia bëjnë punonjësit që kanë fëmijë në çerdhe dhe shkollë

Shërbimi Korrektues kthehen në punë me orar të plotë, por si do t’ia bëjnë punonjësit që kanë fëmijë në çerdhe dhe shkollë

Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka ftuar punonjësit e tij që nga data 26 maj të dalin në punën. Në njoftimin e SHKK-së u tha se i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregullt. Reporteri.net ka dërguar pyetje në adresë […]

Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka ftuar punonjësit e tij që nga data 26 maj të dalin në punën.

Në njoftimin e SHKK-së u tha se i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregullt.

Reporteri.net ka dërguar pyetje në adresë së SHKK-së për të pyetur se a janë konsultuar lidhur me këtë vendim me Institutin e Shëndetit Publik dhe a kanë marrë rekomandim nga ky institucion për nisje të punës.

Në përgjigjen për Reporterin, ata kanë thënë se vendimi është marrë pas konsultimeve me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, i cili funksionon ne kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Para marrjes së këtij vendimi, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së është konsultuar paraprakisht me Departamentin Shëndetësore të Burgjeve, i cili funksionon ne kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në përgjigje.

Por çka do të ndodhë me ata punonjës të burgjeve të cilët janë edhe prindër dhe i kanë fëmijët në shkolla e çerdhe, e pasi ato aktualisht janë të mbyllura, prindërit duhet të kujdesen vetë për ta, ndërkohë që punojnë edhe me orar të plotë të punës.

Nga SHKK kanë thënë se sa i përket kësaj çështje, të gjithë ata prindër, punonjës të SHKK-së që i kanë fëmijët në shkolla apo çerdhe mund të koordinohen për orarin e punës, si dhe mund të shfrytëzojnë edhe pushimet vjetore.

“Ndërsa sa iu përket prindërve, të gjithë ata prindër, të cilët kanë fëmijët në çerdhe apo në shkollë fillore, mund t`i shfrytëzojnë pushimet vjetore, si dhe mund të bëhet koordinimi i orarit të punës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kujtojmë se Kosova tashmë ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar 1 mijëshin.

Të ngjashme