Sherifi: Ndotja nuk tejkalohet duke folur

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 19:00 | Nga

Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet në lidhje me ndotjen enorme të ajrit, tha se problemet nuk zgjidhen duke folur në Kuvend.

“KEK-u është ndotës i madh i ambientit. Të gjithë e dimë që numri i veturave dhe cilësia e dobët e derivateve është ndotës tjetër, por kjo nuk na bën që duke folur nga këtu t’i zgjidhim problemet”, tha Sherifi.

Ai kërkoi politika afatgjata kundër ndotjes.

“Ne bëjmë rezolutë, shkojmë në shtëpi, por ndotja vazhdon. Na duhen politika afatgjate”, tha Sherifi.

Ai konstatoi se reduktimi i ndotësve duhet të bëhet prioritet.

“Në vend të numërimit të shkaqeve pse kemi ardhur në këtë gjendje, ejani së bashku të gjithë që reduktimin e ndotësve të ambientit ta shndërrojmë në top prioritet”, tha Sherifi.

Në seancën ku po debatohet për ndotjen alarmante të ajrit në Prishtinë të pranishëm janë 68 deputetë.

Seanca u iniciua nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me mbështetjen e 40 deputetëve nënshkrues.

Të ngjashme