Shi i rrëmbyeshëm në Prishtinë

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Për  pak minuta ka ndryshuar moti në Prishtinë, ku një shi i rrëmbyeshëm ka filluar, shkruan Gazeta Metro.

Më poshtë ju sjellim pamje nga ky mot në kryeqytet.

Në anën tjerër edhe ‘Prishtina Weather’ ka paralajmëruar se gjatë mbrëmjes do të bjerë shi dhe do të ketë burbllimë.

Në ditët vijuese do të mbetet mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm, ku gjatë orëve të pasdites priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

Ditën e diel kalimi i një fronti të ftohtë mbi rajon sjell një rënie të lehtë e temperaturave, me mundësi për riga lokale shiu. Nga mesi i javës së ardhshme, një valë e të nxehtit afrikan sjell sërish rritje të temperaturave, me mundësi që maksimalet të rriten edhe mbi 35C

Të ngjashme