Shi, por edhe rritje temperaturash sot në Shqipëri

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri moti sot do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë, kur vranësirat fuqizohen duke sjellë shira në zonat malore si dhe rrebeshe afatshkurtra në jug dhe zonat e izoluara të qendrës së territorit.

Sipas Meteoalb, orët e vona të pasdites dhe në vijim paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior ndërsa në det vijon dallgëzimi 2-3 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rritje 1-2 gradë sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang territori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme