Ekonomia Online
FUNDIT

Shkarkohet kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil

Shkarkohet kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil

Eshtë shkarkuar kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Bekim Hoxha. Gazeta Blic merr vesh se arsyeja e shkarkimit të tij është për shkak që Bekim Hoxhës i kishte skaduar mandati për më shumë se një vit për të drejtuar me këtë agjencion. Në vend të Bekim Hoxhës, ushtrues detyre si kryeshef i Agjencisë për Regjistrim Civil […]

Eshtë shkarkuar kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Bekim Hoxha.

Gazeta Blic merr vesh se arsyeja e shkarkimit të tij është për shkak që Bekim Hoxhës i kishte skaduar mandati për më shumë se një vit për të drejtuar me këtë agjencion.

Në vend të Bekim Hoxhës, ushtrues detyre si kryeshef i Agjencisë për Regjistrim Civil është caktuar Blerim Camaj.

Ky është shkarkimi i radhës nga qeveria Kurti.

Shkarkime të tilla ka pasur edhe javëve të kaluara, ku disa zyrtarë ishin liruar nga puna e tyre për arsye të ndryshme.

Më i madhi, ishte ai i para disa ditësh, ku janë shkarkuar 13 ambasadorë të Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës. Arsyeja e këtyre shkarkimeve kishte qenë fakti që të njejtit janë emëruar mbi baza partiake.

Të ngjashme