Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi është shkarkuar nga kjo pozitë, me kërkesë të partisë që i përket, AKR-së.
Sekretari Organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, ka konfirmuar për KTV-në këtë vendim.
“Ne si AKR kemi bërë kërkesë për shkarkimin e ministrit, tash varet nëse e miraton këtë qeveria”, ka thënë Pacolli, por pa dhënë arsyet e shkarkimit të tij.
LEXO EDHE: Pritet që ministrin e Brendshëm Gashi ta zëvendësojë mjeku Ekrem Mustafa nga Ferizaj
Bejtush Gashi bëhet ministri i tretë i shkarkuar nga radhët e AKR-së. Në këtë koalicion qeverisës, ishte shkarkuar edhe ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj.