Shkelet për vdekje një grua në Shkup

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 14:15 | Nga

Një grua ka humbur jetën sot në lagjen e Shkupit “Debar Mallo”, pasi e shtypi një automjet terreni në rrugën “Antonio Grubishiq”.

Siç informojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 08:50 minuta, kur automjeti i terrenit i drejtuar nga T.N (1972) nga lagja “Ilinden”, duke u kthyer pas e ka goditur gruan dhe e ka shtypur me rrotën e pasme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekspertiza pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.

Qytetarët u shprehën të shqetësuar pasi ky nuk është aksidenti i parë më pasoja të këtilla. Ata thonë se kanë kërkuar nga Komuna Qendër dhe Bashkia e Shkupit që të ndërtojnë trotuare dhe rrugë të sigurta, por kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme