Shkodra ka vizituar pikën e kalimit kufitar në Merdare

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 14:20 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme,  Selami Shkodra ka vizituar pikën e kalimit kufitar në Merdarë, me ç’rast u prit nga komandanti i Policisë së Kosovës në këtë pikë kufitare,  Sead Gashi.

Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra u njoftua nga përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në këtë pikë, për mbarëvajtjen e punës dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
Komandanti i Policisë Kufitare, Sead Gashi, bëri të ditur se ekziston një bashkëpunim i mirë mes të gjitha agjencive të cilat shërbejnë në këtë pikë kalimi kufitar. Megjithatë ai theksoi se kjo pikë shumë e frekuentuar, sidomos gjatë sezonës verore.Ai tha se tashmë zbatohet masa në bashkëpunim me doganën një ndalje një kontroll, e cila është shumë efikase.

Zëvendësministri Shkodra me këtë rast falënderoi Policinë e Kosovës për përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve. Ai ofroi përkrahjen e tij dhe të MPB-së në përkrahje të policisë, sa i përket projekteve konkrete.

“Do të angazhohem personalisht në përmirësimin e kushteve të punës së Policisë së Kosovës dhe do bëjmë përpjeke që prioritetet,sidomos sa i përket avancimit të punës në për finalizimin e ligjit për pensionimin e Policisë së Kosovës”, theksoi Shkodra.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Shkodra u njoftua edhe për ritmin e punimeve të pikës së kalimit kufitar në Merdare, projekt ky i cili është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme