Shkollat në Mitrovicë bëhen me kënde leximi

Mitrovicë | 21 Gus 2017 | 15:38 | Nga

Drejtoria e Arsimit në Mitrovica ka nisur sot (e hënë) ta zbatojë në praktikë projektin e saj për këndin e leximit në 10 shkolla të qytetit.

Në kuadër të këtij investimi kapital për vitin 2017, është paraparë furnizimi i këtyre shkollave me inventar dhe kabinete shkollore, njofton Klan Kosova.

“Në kuader të këtij projekti është parapatë qe të furnizohen disa shkolla me këndet e leximit ne të cilat ne konsiderojmë se do të ndihmojë procesin e mësimdhënies”, ka thënë drejtori komunal për arsim, Skender Avdiu.

Shkollat që prfitojnë nga ky investim janë “Elena Gjika” në Tunelin e Parë, “Skendërbeu”në Vaganicë, “Bislim Imeri” në Kciq të Madh, “Musa Hoti” në Bair, “Sefedin Smakolli” në Rashan, “Abdullah Shabani” në Mitrovicë, “Trepca” në Stantërg, “Fazli Grejcevci” në Shipol, “Migjeni” në Tavnik dhe “Bedri Gjina”, në Mitrovicë.

Ky projekt i ka kushtuar drejtorisë për arsim 7 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme