Shkon në 154 numri i viktimave nga pirja e alkoolit të falsifikuar në Indi

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët indianë kanë njoftuar se të paktën 154 persona kanë vdekur dhe më shumë se 200 të tjerë janë shtruar në spital për shkak të konsumimit të alkoolit të falsifikuar.

Gjatë ditës së diel janë raportuar 133 persona të vdekur, por sot policia njoftoi se edhe 21 njerëz tjerë kanë humbur jetën për shkak të helmimit me alkool të cilësisë së dobët dhe me përbërje të dyshimtë.

Përndryshe, policia i ka arrestuar 30 persona nën dyshimet se kanë qenë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e pijeve vdekjeprurëse. Përpos tyre, polica ka marrë në pyetje edhe shumë persona tjerë.

“Jemi duke e hetuar përbërjen e pijeve. Ato janë prodhuar nga banorët lokalë dhe ende nuk dihet se cilët përbërës janë përzier me këto pije”, ka thënë Mukesh Agarwal, zyrtar i lartë policor i rajonit verilindor të Asamit.

Policia dyshon se personat që i kanë pirë këto pije janë helmuar me alkool metilik, i cili formohet nga përzierja e akloolit me metanol, shkruan “CNN”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme