Shkon në katër numri i të plagosurve në Podujevë, kjo është gjendja e tyre

Prishtinë | 02 Kor 2026 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Katër persona të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha për Ekonomia Online se të gjithë të lënduarit janë të moshës së mesme dhe po u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

Derisa, gjendja e tyre është e rëndë por stabile.

“Katër të plagosur janë pranuar mosha e mesme, janë ka kryhen ekzaminimet enebojshme. Për të katërtit është gjendja e rëndë por stabile edhe pse me plagë skllobedare”, tha drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla për Ekonomia Online.

Të ngjashme