Shkruan UÇK në 15 vetura, tre shqiptarë të arrestuar në Beograd – njëri nga Kosova

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Tre të rinjë shqiptarë në Beograd, janë arrestuar nga autoritetet serbe pasi të njëjtit natën e ndërmjet 6 dhe 7 janarit, në vendbanimin Mirijevo, shkruan simbole të UÇK-së në veturat e mbuluara me borë.

Siç pohojnë mediat serbe, bëhet fjalë për Iba Bajramaj (20), Shpreson Bajramaj (22) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25) nga Prizreni.

Të paktën pesëmbëdhjetë makina mbetën me simbole të të ashtuquajturit Ushtri Çlirimtare të Kosovës, theksohet më tej në artikull.

Po ashtu bëhet e ditur se ishin pikërisht banorët serbë të kësaj lagje të cilët lajmëruan policinë me arsyetimin se janë të frikësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme