Shkruhen grafite “Wagner” në veri, policia nis hetimet

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet për dy raste të ndara, ku dyshohet të ketë pasur nxitje të urrejtjes dhe përqarjes ndëretnike.

Bëhet fjalë për grafitet “Wagner”, të shkruara në mure të objekteve dhe në tabelat e komunikacionit.

Në rastin e parë, “Wagner” është hasur në disa mure objektesh në Mitrovicë të Veriut.

Ndërkaq, në rastin e dytë, “Wagner” u has në Zveçan, në tabela komunikacioni.

Sipas policisë, mbishkrimet në fjalë janë bërë nga persona të panjohur, teksa njësitet e hetimeve po merren me rastet.

Bëhet e ditur se edhe prokurori kujdestar është njoftuar mbi rastet.

Wagner është një bandë mercenare ruse, e cila konsiderohet si “ushtria private” e presidentit rus, Vladimir Putin.

Të ngjashme