Shkyçje në Veternik, KRU “Prishtina”: Keqpërdorim i ujit në një lagje ku jo çdokush mund të blejë shtëpi

Prishtinë | 22 Kor 2023 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se po vazhdon me shkyçjet nga furnizimi me ujë të pijshëm dhe kësaj radhe edhe në lagjen “Veternik”.

KRU Prishtina thekson se furnizimi me ujë të pijshëm rrezikohet nga kyçjet ilegale dhe keqpërdorimi, aq më tepër në një lagje si “Veterniku” ku jo çdokush mund të blejë shtëpi.

Njoftimi i plotë:

Dhjetëra kyçje ilegale u zbuluan sot në rrugën “Dajti” lagjen Veternik.

Sapo u shkyç nga shërbimet e furnizimit me ujë një Autosalon në Veternik.

Sapo u shkyç nga shërbimet e ujit lagjja Ana, në Veternik.

Vazhdojmë me zbulimin e kyçjeve tjera ilegale në lagjen Veternik.

Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë, nga keqpërdoruesit që ujin që është më së liri, e shfrytëzojnë ilegalisht, aq më tepër një lagje ku, jo çdokush mund të blejë shtëpi.

Të ngjashme