Shoferi e djeg veturën aksidentalisht me gaz dhe cigare në Prizren (Video)

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 14:20 | Nga

Një veturë është djegur në Prizren gjatë ditë së sotme. Raportohet se shoferi ka pësuar lëndime të lehta

Një veturë e tipit Nissan është djegur gjatë ditës së sotme në qytetin e Prizrenit. Sipas një dëshmitari, i cili ka dërguar edhe video në adresë të lajmi.net, shoferi ka pësuar lëndime të lehta.

Deri te djegia ka ardhur kur në makinë ka pasur një bombol gazi e cila ka rrjedhur. Shoferi, me të hyrë në veturë ka ndezur cigare, e cila i ka dhënë flakë gazit dhe ka përshkuar veturën.

Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Autobusëve në Prizren. Dëshmitari tregon se në vendin e ngjarjes kanë ardhur zjarrfikësit të cilët kanë shuar flakët, ndërkaq të pranishëm kanë qenë edhe ambulanca dhe policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme