Shoferi mundohet të mos e shkel macen, bën aksident lëndohen dy persona

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Një veturë po lëvizte në rrugën e fshatit Lisicë të Mitrovicës, kur një mace i preu rrugën dhe, duke u munduar t’i ikën shtypjes, vetura përfundoi me katër rrotë nga qielli.

Siç thonë dëshmitarët, në veturë ndodhej një çift të cilët janë dërguar me urgjencë në Spital, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta ka siguruar pamje nga aksidenti, ku shihet vetura e dëmtuar mjaft shumë.

Dëshmitari ka thënë se dy personat janë lënduar mjaft shumë, ndërkohë që tani ndodhen në duart e mjekëve.

Sipas tij, reagimi i institucioneve ka qenë shumë i shpejt. Policia ende po qëndron në vendin e ngjarjes dhe po merret me detajet e aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme